Planifikimi urban tradicional është i ngadalshëm, me shumë gabime dhe pak transparencë.
UrbanAI automatizon çdo hap – nga llogaritjet te vizualizimi, duke e kthyer procesin në një përvojë efikase dhe të besueshme.
Nga hartimi i PDV-ve deri te raportimi i të dhënave në kohë reale – UrbanAI i kthen të gjitha shtresat në një hartë dinamike ku çdo ndryshim reflektohet menjëherë.
Platforma lejon organizimin, ruajtjen dhe aksesimin e të dhënave të shumta të lidhura me territorin, si të dhëna gjeohapësinore, plane zhvillimi, kufij pronësie dhe informacione urbanistike. Të dhënat janë të strukturuara në mënyrë që përdoruesit t’i kërkojnë, filtrojnë dhe modifikojnë në kohë reale përmes ndërfaqes.
Përpunimi i të dhënave të rënda dhe analizave komplekse ndodh në server, duke shmangur ngarkesën në pajisjet e përdoruesve. Kjo përfshin analizat hapësinore, kontrollin e përputhshmërisë me ligjet urbanistike dhe përpunimin e të dhënave nga sensorë apo burime të jashtme.
Sistemi kryen automatikisht llogaritje urbanistike të ndërlikuara, si përqindja e ndërtueshmërisë (K.I.), intensiteti i ndërtimit (K.P.), numri i kateve të lejuara, etj. Çdo ndryshim në plan pasqyrohet menjëherë në përllogaritjet përkatëse.
Platforma ofron nivele të ndryshme aksesi sipas roleve (administrator, institucion, arkitekt, qytetar). Çdo përdorues ka panele dhe funksione të përshtatura sipas nevojës së tij.
Të dhënat dhe rezultatet e analizave paraqiten në mënyrë vizuale, interaktive dhe të kuptueshme për përdoruesin përmes hartave, grafikëve dhe tabelave. Platforma përdor biblioteka si Leaflet, Mapbox ose OpenLayers për këtë qëllim.
Automatizim i procedurave të përsëritura. Llogaritje automatike në kohë reale duke minimizuar gabimet operacionale. Mundësia e bashkëpunimit midis përdoruesve të ndryshëm njëkohësisht.
Mundësia e shtimit të funksionaliteteve të tjera që kanë të bëjnë me çështjet mjedisore, transportin, etj.